Sport

Kombëtarja kthehet në Shqipëri, Sylvinho konfirmon qëndrimin

Kombëtarja e Shqipërisë është kthyer në Tiranë pas paraqitjes së dinjitetshme në Euro 2024. Të martën pasdite kuqezinjtë zbarkuan, ndërsa nuk kishte ndonjë pritje të organizuar. Por shumë tifozë kanë bërë fotografi me lojtarët dhe trajnerin Sylvinho.

Braziliani ka konfirmuar se do të mbetet në krye të Shqipërisë.

“I falënderoj futbollistët. Nuk ishte e lehtë. Ishin lojtarët e nivelit më të lartë. Kemi mësuar shumë. Kemi luajtur me tri Kombëtare shumë të forta. Është përvojë e jashtëzakonshme. Ishim në fushë me shumë lojtarë të rinj. Një përvojë shumë e bukur. Kemi përfituar shumë sa i takon përvojës. Kemi rrugë të gjatë përpara. Ka shumë lojtarë të rinj kështu që rruga duhet e mirë. E kanë prezantuar shumë mirë vendin, kanë fituar përvojë, kështu që jemi në rregull. Natyrisht që unë jam pjesë e kësaj. Është gjë e bukur që prezantoj këtë vend”, ka thënë Sylvinho.

YouTube player