Kombëtarja e mbyll barazim me Arabinë Saudite
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur baras ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.
Dueli i luajtur të mërkurën në Abu Dhabi, ka përfunduar me rezultatin 1:1. Pjesa e parë, u mbyll me avantazhin e Arabisë Saudite, falë golit të shënuar në minutën e 42-të nga penalltia, të cilën e shkaktoi mbrojtësi Eneo Bitri që preku topin me dorë në zonë. Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria barazoi shifrat.
Bekim Balaj realizoi në minutën e 47-të pas kombinimit me Odise Roshin për të vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Për këtë miqësore, përzgjedhësi Edoardo Reja kishte ftuar shumë futbollistë të kampionatit të Shqipërisë.
Rruga Press