Bota

Komandati i bllokuar në fabrikën e çelikut: Nëse na mbaron ushqimi, do të kapim zogj

Komandati Svyatoslav Palamar, nga fabrika e çelikut në Mariupol, njoftoi se furnizimet e tyre ushqimore janë duke mbaruar nëse gjendja bëhët më keq do të hanë zogj. Sipas CNN, Palamar gjithashtu tregoi se civilët dhe forcat ukrainase të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po përballen me bormbandime të ‘”pandërprera”.

Lexo më shumë  SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran

“Sulmet vazhdojnë pa ndalesë. Ka pasur artileri tankesh, dhe çdo 3-5 minuta, bombardime ajrore. Nuk mund t’ju them me siguri se sa ka mbetur për sa ditë, por mund t’ju siguroj se po kursejmë shumë ujin dhe ushqimin. Nëse më e keqja vjen dhe na mbaron ushqimi, do të kapim zogj dhe do të bëjmë gjithçka vetëm për të qëndruar të patundur. Për momentin, i gjithë territori i uzinës është nën kontrollin tonë dhe mbrojtja jonë është përgjatë perimetrit të fabrikës së çelikut Azov,” tha Palamar.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *