Bota

Komandati i ardhshëm i NATO-s: Qendra e gravitetit të forcave të NATO-s është zhvendosur drejt Evropës Lindore

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, i emëruar si Komandat Suprem i NATO-s, tha gjatë një seance dëgjimore në Senat, se kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë anëtare të NATO-s, nuk do të kërkojë shtimin e më shumë forcave tokësore amerikane në asnjërin prej këtyre vendeve.

Por gjenerali tha të enjten se stërvitjet ushtarake dhe rotacionet e trupave amerikane ndoshta do të rriten.

Zoti Cavoli, i cili aktualisht shërben në detyrën e komandantit të trupave amerikane për Evropën dhe Afrikën, tha se përqëndrimi i shtuar ushtarak ndoshta do të vazhdojë të jetë në Evropën Lindore, atje ku shqetësimet janë më të mëdha për një agresion të mundshëm rus, apo për përhapjen e luftës që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Forcave të Armatosura të Senatit, zoti Cavoli tha se “qendra e gravitetit të forcave të NATO-s është zhvendosur drejt lindjes”. Ai shtoi se “në varësi të rezultatit të konfliktit, kjo prirje mund të vazhdojë edhe për ca kohë”.

Gjenerali u pyet edhe mbi praninë e trupave amerikane në Evropë, e cila është rritur, nga 80,000 në rreth 102,000 trupa, që nga grumbullimi i forcave ruse në kufi me Ukrainën dhe sulmin që pasoi.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Ai tha se rritja nuk kishte asnjë lidhje me lëvizjet më të fundit të ndërmarra nga Finlanda dhe Suedia për t’u bërë anëtare të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *