Bota

Komandanti ukrainas i njohur me nofkën “Gjeniu” zbulon armën më efektive perëndimore

Në oborrin e një shtëpie ferme që tani strehon ushtarët e Brigadës së 47-të të mekanizuar të ushtrisë ukrainase, Sky News është njohur me një njësi në krye me komandantin e tyre, kapiten Oleksandr “Sasha” Shyrshyn.

Rreth 10 kilometra larg kufirit me Rusinë, përtej tij shtrihet rajoni i Kurskut që Ukraina pushtoi gjatë verës – dhe ku ky batalion po lufton tani.

Ata janë sjellë në këtë zonë nga betejat e ashpra në rajonin lindor të Donbasit, për të forcuar forcat ukrainase tashmë këtu.

Kapiteni Shyrshyn shpjegon se mes mungesave të shumta me të cilat duhet të përballet ushtria, mungesa e këmbësorisë po bëhet një problem kritik.

Lexo më shumë  SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të luftës në Ukrainë

Sasha është vetëm 30 vjeç, por ai është i mençur. Ai drejtonte një organizatë që ndihmonte fëmijët në lindje të vendit përpara se të vishte uniformën e tij dhe të shkonte në luftë.

Ai është i famshëm në Ukrainë dhe konsiderohet si një nga komandantët më të lartë në terren, i cili nuk ka frikë të shprehë pikëpamjet e tij për luftën dhe mënyrën se si po zhvillohet ajo.

Nofka e tij është “Gjeniu”, që i është dhënë nga njerëzit ushtarët e tij.

Sasha ftoi ekipin e SkyNews që të shohin një nga mjetet luftarake amerikane Bradley që përdor njësia e tij.

“Ne mund të shkojmë në atë rrugë, mos u shqetësoni se nuk është një fushë e minuar”, bëri ai paksa shaka.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Ata shkuan në vendin ku i fshihnin autoblindat amerikane që sipas tij janë cak i vazhdueshëm i dronëve rusë.

Sasha thotë se Bradley është vetura më e mirë që ndonjëherë të ketë përdorur. Si një autoblindë e mirë, ai thotë se kjo po i ndihmon ukrainasit të zmbrapsin sulmet ruse.

“Pothuajse e tëra puna jonë në fushëbetejë ka të bëjë me autoblinda siç është Bradley. I përdorim për evakuim, për lëvizje të ushtarët nga njëri vend në tjetrin si dhe t’i mbrojmë nga zjarri i armikut. Kjo autoblindë është shumë e sigurtë dhe ka karakteristika shumë të mira”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player