KryesoreLajme

Komandanti i UÇK-së Fatmir Mehmeti, nderohet nga kryetari i Gjilanit me titullin “Nderi i Qytetit”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, deputeten Arijeta Rexhepi, bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, vizituan komandantin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Mehmeti.

I pari i Gjilanit, tha se “Baca Fatmir, përfaqëson idealin më të lartë të atdhedashurisë dhe sacrifices”.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

Alban Hyseni, theksoi se në periudhën e luftës, Fatmir Mehmeti u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, duke dhënë shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj vendit. Krah tij, në këtë rrugë të shenjtë, u bashkua edhe vajza e tij, sot kolegia jonë, Shqipe Mehmeti – Selimi.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e tij të ndritur, e nderuam me titullin “Nderi i Qytetit”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme”, tha kryetari Hyseni.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se nderimi dhe respektimi i veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe luftëtarëve të lirisë është vlerësim për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

“I’u bashkova kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës në nderimin e bacit Fatmir me titullin “Nderi i Qytetit””, tha ministri Maqedonci.

Rruga Press

YouTube player