KryesoreLajme

Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA

Në vigjilje të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade William McClintock, dhe stafin e tij.Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Mclintock për mbështetjen e GK të Ajovës në ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së.

Po ashtu, GLT Jashari e njoftoi për zhvillimet aktuale në FSK, si dhe roli i saj në sigurinë në vend, si një kontribues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Në anën tjetër GjB Mclinktok e përgëzoi GLT Jasharin për lidershipin e tij dhe arritjet e FSK-së, si dhe e uroi popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë.

Lexo më shumë  Kurti: Krime kundër njerëzimit ka kryer Serbia e Millosheviçit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit

Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e arritur nga FSK-ja në ngritjen dhe modernizimin e kapaciteteve aktuale, si dhe shprehën vlerësim të lartë për performancën dhe nivelin e ndërveprueshmërisë së trupave në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht gjatë trajnimit përgatitor për dislokim në JRTC në ShBA.

Me këtë rast, GLT Jashari dekoroi Gjeneralin Mcklintock me Medaljen për shërbim vetëmohues, për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të pakusht, në zhvillimin dhe avancimin e programit të partneritetit të përbashkët ndërmjet të FSK dhe GKA.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët riafirmuan se avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës përbën një prioritet me rëndësi strategjike. Në këtë kuadër, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës është element kyç për sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

YouTube player