Bota

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre – i quan “fantazmat e Kievit”

Gjenerali Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka shpërndarë një video nga puna e palodhshme e pilotëve ukrainas nga Brigada e 40-të.

“Pilotët e Forcave Ajrore vazhdojnë të kryejnë misione të rëndësishme dhe operacione, që përfshijnë shkatërrimin e objektivave të armikut si në ajër ashtu dhe në tokë”, thuhet përbri videos së postuar.

Lexo më shumë  Suedia i bashkohet stërvitjeve të NATO-s si anëtare e plotë për herë të parë

“Jam i bindur se pranimi i fluturakeve perëndimore për forcat tonë ajrore do të kryejnë punën me më shumë efekt. Tani pilotët tani aktualisht përdorin kryesisht pajisje sovjetike”, ka thënë gjenerali Oleshchuk.

Ai i falënderoi pilotët ukrainas, që i cilëson si “fantazmat e Kievit” që me trimëri dhe heroizëm po mbrojnë qiellin mbi Ukrainë.

Në videon e postuar më poshtë pilotët shihen 24/7 duke fluturuar në rajone të ndryshme, në tentim që të lokalizojnë dhe shkatërrojnë objektivat e trupave pushtuese.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu
YouTube player