KryesoreLajme

Komandanti amerikan viziton në zyrë Lulzim Hetemit, flasin për përkushtimin e Komandës Lindore për sigurinë e të gjithëve në Kosovë

Komandanti amerikan, Peter Hazler, është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. 

Në njoftimin që ka bërë KFOR për këtë takim të kolonelit amerikan, thuhet se është biseduar për përkushtimin e Komandës Rajonale Lindore për të pasur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Konferenca e Munihut hapet me paralajmërimin e Merzit se “rendi i bazuar në rregulla" nuk ekziston më

“Komandanti i Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kolonel i ushtrisë amerikane, Peter Helzer, u takua me kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi për të folur rreth përkushtimit të RC-E për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë“, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lexo më shumë  Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa

Rruga Press

YouTube player