Komanda Qendrore e SHBA-së ndan pamjet e sulmeve nga anijet në Detin e Kuq drejt objektivave Houthi në Jemen
Komanda Qendrore e SHBA-së ka publikuar pamjet që tregojnë lëshimin e raketave nga shkatërruesit USS Gravely dhe USS Carney drejt objektivave Houthi në Jemen.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë gjithashtu aeroplanë që ngrihen nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D Eisenhower.
Pamjet janë filmuar gjatë sulmeve të së shtunës mbrëma.
Më vete, të dielën mbrëma, Komanda Qendrore e SHBA tha se ata kishin kryer “sulme vetëmbrojtëse” shtesë në Jemen të dielën në mëngjes.
“Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, thuhej në një deklaratë.
“Këto veprime do të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjnë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare”.
Ndryshe, SHBA – si dhe Britania e Madhe – kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake që u përkasin rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
Rruga Press