Bota

Kolumbia do ta trajnojë ushtrinë ukrainase për heqjen e minave tokësore

Forcat e armatosura të Kolumbisë do të dërgojnë një ekip afër Ukrainës, për ta trajnuar ushtrinë e saj për operacionet e heqjes së minave tokësore, bëRI të ditur CNN-I të martën.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano Aponte, ka thënë se 11 inxhinierë ushtarakë do të dërgohen në njërin nga shtetet anëtare të NATO-s, ku edhe do të zhvillohen trajnimet.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Kolumbia është e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë dhe të drejtave njerëzore, në këtë rast, duke dhënë kontribut konkret si shtet partner i NATO-s”, ka thënë përmes një deklarate ministri Molano Aponte.

Në muajin mars, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Kolumbia do të jetë një aleate kryesore jo-anëtare e NATO-s.

Që nga ky vit, janë më shumë se 15 shtete që janë të caktuara si aleatë jo-anëtare të NATO-s për SHBA-në, përfshirë këtu Australinë, Japoninë, Izraelin, Filipinet dhe Katari.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Një grup i ukrainasve po trajnohen edhe në Kosovë për deminim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *