Kolona e gjatë ushtarake e Rusisë jashtë Kievit nuk shihet më nga sateliti
Frika po rritet për shkak të lëvizjes së kolonës së gjatë të automjeteve ushtarake ashtë Kievit, mes mungesës së informacionit aktual për pozicionin e saj, raporton The Guardian.
Derisa një zyrtar amerikan i mbrojtjes sugjeroi se ajo dukej se kishte “ngecur”, pati edhe spekulime se rreth 15,000 trupa të lidhura me të mund të rigrupohen dhe potencialisht të presin për furnizime logjistike para një sulmi në Kiev.
Përpjekjet për të konstatuar statusin e autokolonës dhe kërcënimin që ajo paraqet janë penguar nga mbulimi i fundit i reve mbi Ukrainën që ka penguar Maxar Technologies – e cila lëshoi imazhet e para satelitore të kolonës – të publikojë fotografi të reja.
“Mbulimi i rëndë i reve ka mbuluar Ukrainën”, tha Maxar, “dhe ajo na pengoi të ofrojmë përditësime të reja të bazuara në imazhe satelitore të aktivitetit aktual”.
Ndërsa informacione rreth lëvizjes së trupave ruse në pjesë të tjera të Ukrainës ku ka pasur luftime është dokumentuar mirë në rrjetet sociale, kolona e automjeteve jashtë Kievit mund ta kontrolloj territorin përreth shpejt.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se ka pasur lëvizje të limituara nga forcat ushtarake ruse dhe se kolona ka ngecur.
Rruga Press