Bota

“Koha për të ruajtur presionin ndaj Rusisë” – Macroni reagon pas takimit Trump-Putin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se udhëheqësit evropianë bien dakord se është thelbësore të “mbahet presioni mbi Rusinë” derisa të arrihet paqja në Ukrainë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Macroni shprehet se ata janë gjithashtu të një mendjeje në qëndrimin e tyre se, paqja në Ukrainë “duhet të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie” dhe ai mirëpret “gatishmërinë” e SHBA-së për të kontribuar.

Lexo më shumë  Kina, Vuçiqi, minierat dhe çmimi i shtrenjtë që po paguajnë serbët

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, mbështeti deklaratën e Macronit, duke thënë se “garancitë e forta dhe të besueshme të sigurisë” janë thelbësore për paqen në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player