Sport

Koeman publikon listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Sociedadit, Rey Manaj pjesë e listës

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në La Liga ndaj Real Sociedadit.

Barcelona e pret në shtëpi Sociedadin në një takim që pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Ekipi i Ronald Koeman ka zhvilluar një para-sezon fantastik dhe pritet ta vazhdojë formën e mirë edhe në La Liga.

Lexo më shumë  Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Për këtë ndeshjes, trajneri holandez tashmë ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar.

Pjesë e kësaj liste është edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili zhvilloi një para-sezon fantastik.

Manaj pritet ta bartë fanellën me numër 14 këtë sezon, edhe pse fillimisht u përfol se mund ta merrte 10-shin e lënë bosh nga Lionel Messi.

Ndryshe, Manaj u regjistrua vetëm dje (e shtunë) së bashku me Memphis Depay dhe Eric Garcia, pasi Gerard Pique hoqi dorë nga 50 për qind e pagës së tij./Telegrafi

Lexo më shumë  Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *