Bota

‘Kockë e lëkurë’, imazhet tronditëse të ushtari ukrainas pas qëndrimit në burgun rus

Pamjet shokuese tregojnë si një ushtar ukrainas u shndërrua në kockë e lëkurë pas një periudhe të tmerrshme në burgjet e Rusisë.

Ivan Petrovsky, 30 vjeç, humbi rreth 40 kg gjatë 1,000 ditëve të tij në robëri si të burgosur lufte në Rusinë pushtuese. Ai u kap nga forcat ruse në maj 2022, ndërsa mbrojti Mariupolin. Pas një shkëmbimi të të burgosurve, Petrovsky publikoi fotografi para dhe pas, duke treguar si ishte bërë i shteruar pas pothuajse tre vjetësh në kampet ruse.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

Në një video të publikuar, ai shfaqet në robëri në rajonin e Donbasit dhe më pas në Volgograd. Pas kthimit, ai u takua me gruan dhe dy vajzat e tij.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për mbajtjen e të burgosurve në kushte inhumane, duke i torturuar dhe shpërfillur nevojat mjekësore të tyre. Po ashtu, shumë burra të arrestuar vdesin si pasojë e keqtrajtimit dhe ushqimit të pamjaftueshëm. Dmytro Lubinets, komisioneri për të drejtat e njeriut në Ukrainë, kërkoi rikthimin e menjëhershëm të të burgosurve të plagosur dhe të sëmurë, duke theksuar se forcat ruse mohojnë ndihmën mjekësore për të burgosurit ukrainas.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Rruga Press

YouTube player