Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ regjistrohet në KQZ
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ që përbëhet nga PD-ja, e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kërkesa është dorëzuar nga LSI-ja më përfaqësues sekretarin e përgjithshëm, Endrit Brahimllari.
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ sot ka prezantuar edhe logon dhe shkronjat nistore që do të paraqitet në fletët e votimit në gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale.
Rruga Press