Lajme

Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Çështja e bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është sot një temë jashtëzakonisht e nxehtë që ka bërë të reagojnë një numër shumë i madh politikanësh dhe figurash të tjera publike evropiane, kundër këtij vendimi të padrejtë.

Deputeti gjerman Knut Abraham u shpreh i pakënaqur me këtë veprim, për të cilin ai tha se e ul besueshmërinë e Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë  8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Ai tha se sot në përvjetorin e 75-të të KiE-së, nuk ka asnjë arsye për të festuar.

Në të njëjtën kohë, ai fajësoi edhe vendin e tij, Gjermaninë, e cila ka luajtur rol aktiv në bllokimin e këtij procesi, edhe pse Kosova i përmbushi të gjitha kushtet që i ishin vendosur.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Mospranimi i Kosovës, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet, dobëson besueshmërinë e Këshillit të Evropës.

Nuk ka shumë për të festuar në këtë ditëlindje të 75-të, nëse Komiteti i Ministrave thjesht injoron Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

E teksa 13 shtete e kanë mbështetur Kosovën sot, Gjermania nuk e bëri.

Rruga Press

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së
YouTube player