Lajme

Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson kriteret e KE-së

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra e cila është duke qarkulluar në mediat në Kosovë për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i është dërguar kryeministrit Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, para letrës së sotme të Qeverisë së Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës.

Knaus, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se letra kishte për qëllim të tregonte rrugën më të mirë të zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti uron SHBA-në për 248-vjetorin e pavarësisë

“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.

Më tej, ai theksoi se nuk duhet të plotësohet kërkesa e Serbisë për Asociacionin.

“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka thënë Knaus.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës
YouTube player