Lajme

KLSH nis hetimet për shembjen e çadrës së Cirkut Kombëtar

Performuesit e Cirkut Kombëtar i ishin drejtuar KLSH ditën e premte për nisjen e hetimeve mbi shembjen e çadrës së Cirkut. KLSH ka thënë sot se do të nisë hetimet mbi këto akuza.

Artistët e Cirkut Kombëtar iu drejtuan Kontrollit të Lartë të Shtetit ditën e premte dhe i kanë kërkuar që të nisë hetimet për shembjen e çadrës së Cirkut. KLSH nëpërmjet një njoftimi të publikuar ditën e sotme, ka sqaruar se do të nisë hetimet mbi këto akuza.

Lexo më shumë  Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Performuesit kërkojnë kërkojnë një hetim më të gjerë mbi shkeljet siç i quajnë ata që Cirku Kombëtar dhe/ose Ministria e Kulturës kanë bërë në kundërshtim me procedurën administrative të caktuar për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore në kuadër të një procesi gjyqësor. Gjithashtu artistët kërkojnë një hetim më të thellë mbi mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e drejtueses së këtij institucioni.

Artistët kanë paralajmëruar vijimin e protestave përpara Ministrisë së Kulturës në formën e shfaqeve të Cirkut. Ministria ka shpjeguar se po punohet për një një variant përfundimtar se ku do të vendosen artistët, e ndërkohë si ambient për praktikimin e performuesve të Cirkut ka sugjeruar përdorimin e palestrave të shkollave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *