Lajme

KLSH auditon bypass-et e Fierit e Vlorës: Kostot e paparashikuara u rritën 4.6 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë të ditur se kostot e paparashikuara për ndërtimin e bypass-eve të Fierit e Vlorës u rritën me 4.6 milionë euro. Në një raport auditi të KLSH-së thuhet se zbatimi i këtyre dy projekteve është hasur me problematika të shumta që lidhen sidomos me pagesat dhe mbajtjen e dokumentacionit.

Investimet në infrastrukturën rrugore vazhdojnë të thithin miliona euro mbi fondet fillestare të parashikuara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditi mbi bypass-et e Fierit dhe Vlorës ka dalë në përfundimin se zbatimi i këtyre projekteve ka shfaqur problematika të shumta. Çështjet më shqetësuese lidhen me pagesat e po ashtu me mbajtjen e dokumentacionit. 

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Auditi me objekt përputhshmërinë e projektit të ndërtimit të këtyre dy bypass-eve ka konstatuar  se nga ana e mbikëqyrësve të punimeve në pagesat e ndërmjetme janë certifikuar punime të pakryera si rritje e kostove të tyre e paparashikuar në vlerën 4,6 milionë euro pa TVSH”.

Raporti thekson se “strukturat drejtuese të ARRSH-së nuk dorëzojnë tek banka, informacion në formatin e kërkuar në marrëveshje; nuk mbajnë libra dhe regjistra të rregullt llogarish, ku të pasqyrohen saktë hyrje të plota dhe të sakta për të gjitha transaksionet financiare dhe nuk është kryer asnjë auditim dhe të jetë paraqitur raport nga auditues të pavarur.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Qeveria hapi qarkullimin e plotë në Bypass-in e Vlorës gjatë kësaj vere ndërsa bypass-i i Fierit u hap në vitin 2020.

Monitor shkruan se pas shpalljes fituese të kompanisë italianë Serenissima punimet pasuan me një kalvar zvarritjeje. Në vitin 2017 qeveria Rama prokuroi nga e para projektet dhe në 2018 u shpallën kompanitë fituese. Bypass-i i Fierit është 22 kilometra dhe ai i Vlorës me një gjatësi 29 kilometra. Kostoja e të dy projekteve është afërsisht 75 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *