Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK-ut
Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK-ut me 7 vota.
Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK-ut, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.
Braho do të marrë pikërisht detyrën nga Dumani në 19 dhjetor për të nisur më pas zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.
Votimi në KLP:
Klodian Braho – 7 vota
Adnan Xholi – 3 vota
Elvin Gokaj – 1 votë
Doloreza Musabelliu – Asnjë votë
Rruga Press

