Bota

Klitschko thotë se në Kiev nuk ka trupa ruse

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk ka trupa ruse brenda Kievit, ndërsa po vazhdohet mbrojtja ndaj sulmeve ruse, raportom BBC.

Ish-kampioni i botës në boks, Klitschko, ka thënë se “ushtria, forcat e rendit dhe mbrojtja territoriale” janë duke vazhduar të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotuesit.

Qytetarët në kryeqendër Kiev janë të urdhëruar të qëndrojnë brenda deri të hënën, ku autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që del jashtë do të konsiderohet si armik.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në një mesazh në kanalin e tij në Telegram të dielën, Klitschko ka thënë se që nga nisja e pushimit rus të enjten, nëntë civilë kanë humbur jetën në Kiev, përfshirë një fëmijë.

Forcat ruse raportohet se gjenden në periferi të Kievit që nga dita e premte, ku po dëgjohen bombardime e të shtëna me armë nëpër Kiev.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *