Lajme

KLGJ ngre alarmin. Nuk ka staf të trajnuar në Gjykata, mungojnë 257 punonjës në tre sektorë

Si çdo sektor, edhe drejtësia vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar përfshi edhe gjyqtarët, të cilët të përfshirë në procesin e vetingut disa janë dorëhequr dhe të tjerë janë shkarkuar.

Por, në një raport të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit mësohet se janë edhe dy sektorë të tjerë, të cilët kanë mungesa të mëdha në staf, kryesisht administratë, për të cilët ende nuk dihet se si do të mbushen. Ky raport, i cili dëshmon mungesa të deklaruara në tre sektorët e KLGJ-së duket se vjen në sintoni me propozimin për hartën e re gjyqësore, e cila ka ngritur në këmbë avokatët për të bojkotuar seancat dhe për të qenë në mbështetje të qytetarëve, të cilët do të mbeten pa gjykata të Shkallës së Parë dhe të Apelit në pjesën më të madhe të vendit.

MUNGESAT NË SHIFRA

Sipas të dhënave, është një raport i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit që bën me dije se deri në muajin prill të këtij viti sistemit të drejtësisë i mungon një staf prej 225 personash. Mes tyre, sipas KLGJ-së 85 janë gjyqtarë dhe 140 janë punonjës administrate përfshi sekretarë gjyqësor dhe specialistë të teknologjisë së informacionit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Në rang vendi për gjykatat, të cilat janë në varësi të KLGJ-së ka një administratë prej 1595 punonjësish përfshi edhe trupën e gjyqtarëve, ndërsa numri real i stafit të punësuar është 1370 me një diferencë prej 225 personash vetëm në sektorin e gjykatave. Sipas tabelës së paraqitur nga ky institucion i drejtësisë bëhet me dije se mungesa ka edhe në KLGJ, ku numri i punonjësve të munguar është 27. Ndërkohë që në sektorin e teknologjisë mungojnë 5 specialistë, nga 6 të tillë që ka organika.

Duke iu referuar këtyre shifrave të bëra publike nga vetë KLGJ në raportin që kap periudhën deri në fundin e muajit prill të vitit 2022, bëhet me dije se institucioni i KLGJ-së ka në organikën e vetë një shifër të punësuarish 128 punonjësish, ku aktualisht saktësohet se janë vetëm 101 të punësuar dhe ende nuk dihet se kur do të zëvendësohen 27 vendet vakante. Ndërkohë që në gjykata pritet të rritet numri i vakancës për shkak të vijimit të procesit të vetingut.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Janë të shumtë subjektet e gjyqësorit që janë në proces të cilët ngelin në njërin nga tre kriteret e vendosura për kontrollet e tyre, duke hapur edhe më shumë problemin e mungesës së gjyqtarëve, mungesa që krijuan edhe idenë e propozimit të grumbullimit të gjykatave, duke lënë disa rrethe të vendit pas Gjykatë të Shkallës së parë dhe duke e ndarë apelin në dy gjykata të tilla. Ky propozim që pritet të kthehet në vendim ka krijuar problem në sistemin e mbrojtjes, duke çuar në bojkot thuajse në përqindjen më të madhe të proceseve gjyqësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *