Sport

Klasikja Tirana-Vllaznia, zbardhen formacionet zyrtare

Sot në orën 19:45 në “Air Albania” luhet klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia e vlefshme për javën e 16 të Superligës.

Të dyja skuadrat kanë si objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye do të tentojnë që të marrin fitoren.

Bardheblutë kryesojnë kampionatin, kurse Vllaznia renditet në vendin e 4-të dhe me një fitore mund të ngjitet me lartë në klasifikim.

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti,
Xhixha Trajner: Orges Shehi

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja, Da Silva, Latifi; Aralica Trajner: Thomas Brdaric

Rruga Press

YouTube player