KryesoreLajme

Klan Kosova fton Kurtin në debat, VV i thotë se do ta shqyrtojnë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen Telekomit 62.6 milionë eurot e zhvatura

Televizioni Klan Kosova që kur ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka filluar një fushatë të egër propaganduese kundër qeverisë Kurti duke thirrur lloj-lloj njerëzish të panjohur e pa asnjë relevancë në opinionin publik e ku si  kriter  të vetmin  që duhet ta kenë është që të shpifin, fyejnë kryeministrin Kurti.

Në një situatë aspak normale, etike e profesionale për një medium me frekuenca kombëtare që mëton ta informoj drejtë dhe saktë opinionin publik, udhëheqësit e këtij televizioni  i kanë dërguar ftesë Partisë Lëvizja Vetëvendosje që të marrin pjesë në debatet e organizuara nga ky televizion.

Lexo më shumë  Kurti: Gati gjysma e administratës publike qendrore janë gra, synimi ynë është që në FSK të kemi 1 mijë gra e vajza

Dihet botërisht që ky medium kontravers u përket oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli, mirëpo në dokumentet zyrtare aty figurojnë njerëz fiktiv si pronar.

Sekretariati pёr Media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje i kanë kthyer një përgjigje epike këtij televizioni propagandues duke i thënë se ftesën për debat do ta shqyrtojnë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen ndërmarrjes publike “Telekomi” 62.6 milionë eurot e zhvatura.

“Ftesën tuaj për debat, për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, do ta shqyrtojmë në

momentin që korporata “Devolli” ia kthen ndërmarrjes publike “Telekomi” 62.6 milionë eurot e zhvatura.

Lëvizja VETËVENDOSJE!,

Sekretariati pёr Media dhe komunikim” thuhet në përgjigjen zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje.

YouTube player