“Kjo është paga ime”: Piqué nxjerr inatin, e publikon llogarinë bankare
I bezdisur nga akuzat, dezinformatat dhe aludimet për pagën e tij, Gerard Pique bën një gjest të bujshëm e të paprecedentë (me dëshirën e tij, se rerjedhjet e informacionit nxorrën pagat e gjithë shqiptarëve) duke publikuar në Tëitter, detajin e llogarisë, me 50% të pagës që i korrespondon te Barcelona, 2 milionë e 328 mijë e 884.39 euro (më pak se 5 milionë neto), larg 28 milionë bruto në vit që i kishte atribuar një gazetar i TV3.
“Personazhe si ky – shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga futbollisti në rrjetet sociale – paguajnë televizionin publik për të mbrojtur miqtë e tyre. Ja 50% e rrogës sime më 30 dhjetor. Ki pak respekt për veten”.
POSTIMI I PIQUE’
Rruga Press