KryesoreLajme

Kjo është thirrja e fundit!/ Tifozat Kuq e Zi: Kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e Bregoviqit

Pas vendimit të turpshëm të Bashkisë Korçë për të ftuar në festën e birrës së qytetit këngëtarin Goran Bregoviq, nxitës i paramilarëve serb për të kryer masakra mbi shqiptarët e Kosovës, ka reaguar dhe tifogrupi më i madh në vend “Tifozat Kuq e Zi”. Deklaratën e plotë e gjeni më poshtë:

Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.

Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.

Kjo është thirrja e fundit!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *