Bota

“Kjo ditë do të futet në historinë tonë, pavarësisht nëse për mirë apo për keq“, Zelensky u drejtohet liderëve të BE-së: Mos ia jepni Putinit fitoren e parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve të 27 shteteve anëtare të BE-së që të “mos bien pre e pavendosmërisë sot” dhe të “mos e tradhtojnë besimin” në Evropë.

Zelensky ka folur nëpërmjet një videokonference.

“Kjo ditë do të futet në historinë tonë. Pavarësisht nëse mirë apo keq, historia do të kapë çdo gjë. Çdo fjalë, çdo hap, çdo veprim. Kush luftoi për çka. Është shumë me rëndësi që Evropa të mos kthehet në pavendosmëri. Askush nuk do që Evropën ta shoh të pabesë. Ose e paaftë për të marrë vendime që i përgatitë vetë”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka thënë se Kievi i ka bërë detyrat e shtëpisë për t’iu bashkuar BE-së.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Po flasim për një vendim të premtuar. Dhe nuk kam dëgjuar asnjë kundërargument pse nuk duhet të zbatojmë planin për të cilin është rënë dakord nga e gjithë Evropa. Vitin e kaluar, Ukraina mori rekomandime të qarta se si të ecë përpara. Ne kemi miratuar ligjet kyçe. Ju të gjithë dhe e theksoj: të gjithë – e dini mirë që kemi përmbushur çdo detyrim. Unë ju kërkoj një gjë sot – mos e tradhtonin popullin dhe besimin e tyre në Evropë. Nëse askush s’beson në Evropë, atëherë çfarë do ta mbajë gjallë Bashkimin Evropian?” – ka thënë Zelensky.

Zelensky ka thënë se Evropa nuk duhet t’i japë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, fitoren e para.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Njerëzit në Evropë nuk do të shohin asnjë përfitim nëse Moska merr një lejekalim nga Brukseli në formë negativiteti ndaj Ukrainës. Putini me siguri do ta përdorë këtë kundër jush personalisht dhe kundër gjithë Evropës. Mos ia jepni këtë fitore të parë – dhe të vetme – të vitit. Evropa duhet të fitojë, marrëveshjet duhet të respektohen dhe fjalët duhet të kenë rëndësi”, ka thënë Zelensky.

Këshilli Evropian do të diskutojë për përkrahjen për Ukrainën, për hapjen e negociatave me të për anëtarësimin në BE.

Hungaria po kundërshton që të hapen negociatat me Ukrainën.

YouTube player