Kishte “Squid Game” me USB, dënohet me pushkatim një student në Korenë e Veriut
Në Korenë e Veriut është e paligjshme që të shohësh ‘filma të huaj’. Një student që ishte kthyer nga Kina dhe kishte shitur kopje të serialit me USB është dënuar me vdekje pasi u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.
E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB që përmbante dramën koreano-jugore Squid Game dhe e pa atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë. I riu është ekzekutuar me pushkatim nga një grup vrasës, ashtu siç ndodh edhe me personazhet në serialin aksion-thriller, dënim i paralajmëruar me ligjet e shtetit diktatorial.
Kjo pasi Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të gjetur materiale të tjera. E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB që përmbante dramën koreano-jugore Squid Game dhe e pa atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë.
Rruga Press