Bota

Kishin nevojë për sheqer, operatori i dronit ukrainas u hedh nga ajri bashkëluftëtarëve një kavanoz

Ukrainasit çdo ditë e më shumë po shfaqen kreativë, dhe këtë më së miri e dëshmon veprimi i një operatori të dronëve.

Ai nuk hezitoi që ta ngrit në ajër një dron me të cilin i dërgoi bashkëluftëtarëve një kavanoz me sheqer, në pamundësi që ata të largohen nga pozicionet e tyre luftarake nëpër istikame.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

Në videon e publikuar më poshtë, një ushtar ukrainas në istikame derisa pret që nga droni t’i bie një kavanoz me sheqer.

Është interesant se kavanozin arrin ta kap që kishte shpëtuar pa u thyer. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale që nga publikimi nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ushtarët që ishin pozicionuar dhe prisnin nga çasti në çast që të afrohen ushtarët rusë, nuk mund të largoheshin nga istikamet.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Kur operatori i një droni e kuptoi këtë, vendosi t’ju ndihmojë duke ju dërguar me fluturaken pa pilot një kavanoz me sheqer që u nevojitej për kafe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *