Bota

“Kisha frikë”, gazetarja e vetme që intervistoi një taleban largohet nga Afganistani

Gazetarja e njohur nga Afganistani e cila bëri histori pasi ishte e vetmja që intervistoi një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për shkak të frikës shkruan Cnn.

“U largova sepse edhe unë si miliona njerëz të tjerë kam frikë”- ka thënë gazetarja. Beheshta Arghand, gazetarja e Tolo News intervistoi zëdhënësin e talebanëve Mawlawi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani.

Lexo më shumë  Suedia i bashkohet stërvitjeve të NATO-s si anëtare e plotë për herë të parë

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua afgane që intervistoi një nga luftëtarët talebanë.

Pas zhvillimeve të fundit, gazetarja 24-vjeçare tani është larguar nga vendi sepse ajo mendonte se ishte e rrezikshme për të që të vazhdonte të jetonte në Afganistan. Thuhet se ajo fluturoi në Katar të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.

Lexo më shumë  Mbi 20,000 fëmijë janë të varrosur, të bllokuar, të ndaluar dhe të humbur, mes luftës në Gaza

Ndërsa pronari i ToloNeës, Saad Mohseni, komentoi se rasti i Arghand është emblematik i situatës në Afganistan: “Pothuajse të gjithë gazetarët tanë të njohur janë larguar. Ne po punojmë si të çmendur për t’i zëvendësuar ata me njerëz të rinj”- tha Mohseni për CNN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *