Lajme

Kirurgu i vetëm nga Kosova që u ftua nga Kongresi Amerikan në “Lutjet e Mëngjesit”

Personalitete të ndryshme në botë, por edhe nga Kosova tashmë kanë marrë ftesat për një prej ngjarjeve më të rëndësishme, e cila mbahet çdo fillimvit në Washington D.C.

Mes të ftuarve nga Kosova është edhe specialisti i kirurgjisë maxilllofaciale, Arsim Kelmendi, i cili është shprehur i privilegjuar për ftesën që ka marrë nga Kongresi Amerikan për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

Kelmendi është i vetmi kirurg nga Kosova që ka marrë këtë ftesë nga Kongresi Amerikan, ndërsa një ftesë të tillë e kanë pranuar tashmë edhe disa personalitete nga jeta politike, shkruan Zeri.info.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

“Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të pranoj ftesë nga Kongresi Amerikan për pjesëmarrje në ngjarjen tradicionale të ‘Lutjeve të Mëngjesit’ në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të jesh pjesë e një ngjarje të tillë në mesin e shumë personaliteteve të njohura botërore është privilegj dhe kënaqësi e veçantë!”, shkroi Kelmendi në rrjetin social Facebook.

Lutja nacionale e mëngjesit është një manifestim që zgjat disa ditë dhe tubon rreth 3.500 mysafirë. Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i së enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së si dhe njëri nga mysafirët, por që identiteti i tij nuk bëhet publik në këtë fazë.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Rruga Press

YouTube player