Argument

Kingsman dhe Putini

Në filmin Kingsman jepet sfondi i Luftës së Parë Botërore. Ne kuptojmë se për t’u luftuar Prusia duhet të futet në lojë Amerika dhe Rusia.

E vetmja mënyre që Amerika mos të futet në lojë, është shantazhi me natyrë seksuale që mund t’i bëhet Presidentit të Amerikës.

Rusia mund të futet në lojë, në luftën kundër Prusisë, vetëm nëse është Rusia e Romanovëve. Për t’i bërë shantazh Romanovëve duhet Rasputini. Po ta vrasim Rasputinin, për ta mbajtur Rusinë jashtë lufte, ekziston vetëm një mjet: ideologjia komuniste për të cilën fshatarët rus nuk dinë asgjë. Në bazë të skenarit të Kingsman, Rasputini dhe Uljanovi (Lenini) i përkasin të njëjtës palë me historinë gjeopolitike. Komunizmi ndërton Bashkimin Sovjetik.

Për t’i organizuar të gjitha palët kundër pjesmarrjes në luftë, pas vrasjes së Franz Ferdinandit, duhej vetëm një tradhëtar anglez. Pra në të njëjtën palë kemi tradhëtarin anglez, Uljanovin dhe Rasputinin.

72 vjet komunizëm.

KGB-ja na jep një version të shkurtër dhe absolutisht jomistik të Rasputinit. Na e rras Putinin. Për këtë të fundit, filmi nuk është bërë ende. Me shumë gjasa ai do bëhet vetëm pas 15 vjetësh. Historia zhvillohet shumë shpejt, kur në planet ka shumë fuqi bërthamore.

Në filmin Kingsman shpata është ende mjet lufte. Mund të vritet thjeshtë Rasputini. Siç e dimë nga historia Leninit i janë bërë disa atentate. Tryeza e versionit të ardhshëm të filmit nuk do të këtë vetëm koka të mprehta si Matahari, Uljanovi, Rasputini dhe serbi Gavrilo, por do të ketë edhe njerëz si Orban, Vuçiq e Dodik të cilët mjetin më të fuqishëm kanë marrjen peng financiarisht të popullit të tyre. Do ketë një vend shumë interesant në atë skenar edhe Erdogani, ndoshta edhe ndonjë figurë episodike si kryeministri shqiptar, sado i gjatë.

Rekomandojmë shikimin e filmit në dritën e ngjarjeve të reja.

Shikim të këndshëm!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *