Bota

Kina s’bashkohet me SHBA-në dhe Perëndimin për sanksione financiare ndaj Rusisë

Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit.

Kina është blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur të kritikojë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, raportoi AP.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.

“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, ka thënë Guo.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *