Bota

Kina provokon/Dërgon 39 avionë luftarakë në drejtim të Tajvanit

Vetëm një ditë pasi marina amerikane dhe ajo japoneze do të bënin një stërvitje të përbashkët për të treguar forcën në detin e Filipines, kinezët kanë nisur në drejtim të Tajvanit 39 avionë luftarakë.

Kanë qenë autoritetet tajvaneze që kanë lajmëruar për këtë lëvizje ushtarake të palës kineze. Situata në zonën e Azi-Paqësorit është e tensionuar, pasi amerikanët, në bashkëpunim me aleatë rajonalë janë të vendosur që ky rajon të jetë i lirë dhe jo nën dominancën e një fuqie.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Deti i Filipineve është zona e Oqeanit Paqësor në lindje të Tajvanit. Një deklaratë e marinës amerikane pas stërvitjes me japonezët tha se masa e anijeve luftarake “po kryente trajnime për të ruajtur dhe mbrojtur një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”.

Ndërkohë, pilotët kinezë kanë fluturuar drejt Tajvanit shpesh përgjatë vitit të kaluar, duke vënë nën alarm forcat ajërore tajvaneze.

Në tetor do të ishte një skuadër me 56 avionë luftarakë kinezë që solli edhe alarmimin e forcave tajvaneze, ku sipas tyre u shkel hapësira ajrore.

Tajvani dhe Kina u ndanë gjatë një lufte civile në 1949, por Kina pretendon se ishulli është territor i saj.

Ndaj, Pekini kundërshton çdo veprim që do ta identifikonte Tajvanin si një shtet sovran. Tensionet kanë qenë të larta që kur qytetarët tajvanezë zgjodhën një president të re e cila është për pavarësi më të madhe nga Kina.

Paraardhësi i saj ishte miqësor me Kinën dhe kishte miratuar pretendimin e Pekinit se të dy vendet janë pjesë e një kombi të vetëm kinez.

Rruga Press

YouTube player