Bota

Kina paralajmëron se është e gatshme për “çfarëdo lloj lufte” me SHBA-në – pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Kina thotë se është gati për “çdo lloj lufte” pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat e tij tregtare.

Tarifat e reja 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me tarifat e dyfishuara për mallrat kineze.

Në fjalimin e tij të parë në Kongres të mandatit të tij të dytë, Trump tha se më shumë tarifa do të pasonin në fillim të prillit, duke përfshirë “tarifat reciproke” dhe veprimet jotarifore që adresojnë mosbalancimet tregtare në vite.

Lexo më shumë  A po e humb Trumpi mbështetjen mes konservatorëve? Sulmohet nga « New York Post » pas komenteve të tij për Putinin dhe Ukrainën

Duke përmendur tarifat e larta të vendosura mbi mallrat amerikane nga BE dhe Kina ndër të tjera, Trump tha: “Vendet e tjera kanë përdorur tarifa kundër nesh për dekada dhe tani është radha jonë”.

Trump gjithashtu dyfishoi tarifën për të gjitha importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind.

Por Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës i është kundërpërgjigjur presidentit të SHBA-së me një “kërcënim drithërues”, shkruan The Sun.

Lexo më shumë  BE-ja mobilizohet për industrinë e mbrojtjes

Ajo tha: “Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo ndonjë lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”.

Vendi ka thënë gjithashtu se tarifat janë një “shkelje serioze” e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe ka paraqitur një ankesë mosmarrëveshjeje në OBT në shkurt.

Kina iu përgjigj tarifave të së martës duke njoftuar tarifa shtesë prej 15 për qind për produktet kryesore bujqësore amerikane.

YouTube player