Bota

Kina njofton stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Kina ka njoftuar stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit pas takimit që zhvilloi presidenti i ishullit vetëqeverisës me anëtarët e një delegacioni të ri të Kongresit të SHBA-së të hënën, shkroi Associated Press.

Me stërvitjet e reja, Kina kërcënon nisjen e tensioneve midis Pekinit dhe Washingtonit, vetëm disa ditë pas disa stërvitjeve ushtarake që u zhvilluan me rastin e vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Pelosi ishte anëtarja e nivelit më të lartë të qeverisë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjet dhe udhëtimi i saj shkaktoi gati dy javë ushtrime ushtarake kërcënuese nga Kina, e cila pretendon se ishulli është i veti.

Lexo më shumë  Aktiviteti i dyshimtë i dronëve, SHBA mbyll hapësirën ajrore mbi bazën më kritike ushtarake

Në stërvitjet e mëparshme, Pekini gjuajti raketa mbi ishull dhe në ngushticën e Tajvanit, si dhe dërgoi avionë luftarakë.

Kina akuzon SHBA-në për inkurajimin e pavarësisë së ishullit përmes shitjes së armëve dhe angazhimit mes politikanëve amerikanë. Ndërsa, Washingtoni thotë se nuk e mbështet pavarësinë, nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me ishullin dhe pohon se të dyja palët duhet ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre në mënyrë paqësore.

“Kina do të marrë masa të vendosura dhe të forta për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Një grusht politikanësh amerikanë, në bashkëpunim me forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit, po përpiqen të sfidojnë parimin e një Kine, por që rezultat e kanë dështimin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë të hënën, pasi Pekini njoftoi stërvitje të reja në detet dhe qiejt përreth Tajvanit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *