Bota

Kina izolon 13 milionë njerëz për shkak të 127 të prekurve me COVID-19

Pasi testet masive zbuluan 127 raste të reja të infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), autoritetet në qytetin kinez Xi’an vendosën në izolim 13 milionë banorë.

Masa hyn në fuqi disa javë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, që do të zhvillohen rreth 1.000 kilometra në perëndim të qytetit Xi’an.

Lexo më shumë  Putini kërkon militarizim të plotë të shoqërisë ruse — fjalimi pa asnjë sinjal për paqe

Nuk dihet nëse ky është varianti i ri Omicron apo Delta. Kina deri më tani ka regjistruar vetëm shtatë raste të variantit Omicron.

Kufizimet në Xi’an janë disa nga më të rreptat që kur Kina vendosi masa të rrepta izolimi në vitin 2020 për më shumë se 11 milionë banorë brenda dhe rreth qytetit Wuhan, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

Kina deri më tani ka raportuar 4.636 vdekje, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 100.644.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *