Bota

Kina i bashkohet Rusisë: NATO nuk duhet të zgjerohet më tej

Kina i është bashkuar Rusisë, duke kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. Sipas BBC, të dy vendet po bashkohen gjithmonë e më shumë përballë presionit perëndimor.

Në një deklaratë të përbashkët, Pekini dhe Moska thonë se bien dakord për një sërë çështjesh.

Deklarata vjen në kuadër të vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Kinë, ku është takuar me liderin kinez Xi Jinping.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në deklaratë, Moska thotë se mbështet qëndrimin e Kinës për Tajvanin, duke kundërshtuar pavarësinë e ishullit.

Kremlini bëri të ditur se takimi mes dy liderëve ishte ‘shumë i ngrohtë dhe konstruktiv’. Putin po viziton Kinën në kuadër të Lojërave Olimpike.

Në deklaratën e gjatë, dy vendet akuzojnë NATO-n se po nxit një ideologji të Luftës së Ftohtë.

Megjithatë në deklaratë nuk përmendet Ukraina, që është bërë subjekt i tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit gjatë javëve të fundit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player