Kina dhe Rusia ‘plan’ të përbashkët, paralajmërime për Gjermaninë
Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar kancelarin gjerman Olaf Scholz se “duhen bërë përpjekje të rëndësishme për të siguruar që konflikti në Ukrainë të mos kthehet në një situatë të pamenaxhueshme”, njoftoi radioja shtetërore kineze, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Duhet bërë çdo përpjekje për ta shmangur intensifikimin dhe përhapjen e konfliktit në Ukrainë, i cili mund të çojë në një situatë të pamenaxhueshme”, tha Xi gjatë një video.
Media shtetërore kineze raportoi se Xi gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë të marrë pjesë në Iniciativën e Sigurisë Globale, një kornizë e gjerë dhe e paqartë e propozuar nga presidenti kinez muajin e kaluar që mbështet parimin e “sigurisë së pandashme”, një koncept i kërkuar nga Rusia për ta justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë.
Rruga Press