Kina dhe Rusia i vënë veto sanksioneve të reja të OKB-së ndaj Koresë së Veriut
Kina dhe Rusia vendosën veton ndaj një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të sponsorizuar nga SHBA-ja, e cila do të kishte vendosur sanksione të reja të ashpra ndaj Koresë së Veriut për valën e lëshimeve të raketave balistike ndërkontinentale.
Votimi në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ishte 13-2 dhe shënoi një ndarje të parë serioze midis pesë anëtarëve të përhershëm me veto, të organit më të fuqishëm të OKB-së për një rezolutë të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, raporton Associated Press të premten.
Këshilli i bashkuar i Sigurimit vendosi sanksione pas shpërthimit të parë të provës bërthamore të Koresë së Veriut në vitin 2006 dhe i shtrëngoi ato gjatë viteve në gjithsej 10 rezoluta që kërkonin – deri tani pa sukses – të frenojë programet e saj bërthamore dhe raketore balistike dhe të ndërpresë fondet.
Por Kina dhe Rusia i thanë Këshillit të Sigurimit pas votimit se ato kundërshtojnë më shumë sanksione, duke theksuar se ajo që nevojitet tani është rinovimi i dialogut midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Rruga Press