Bota

Kina dërgon 30 avionë luftarakë në Tajvan, rriten tensionet mes vendeve

Kina dërgoi të hënën  30 avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Nga ana tjetër Tajvani lajmëroi se  kishte lënë në gatishmëri avionët e tij luftarakë, për të në rast të ndonjë ngjarjeje të papritur.

Incidenti i të hënës solli inkursin më të madh që nga janari. Ai erdhi disa ditë pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi Kinën për pushtimin e Tajvanit.

Lexo më shumë  Putini urdhëron fushatën më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Gjatë ditës së djeshme dhe një zyrtar amerikan ishte në një vizitë në ishull, për të diskutuar mbi sigurinë me udhëheqësit.

Gjatë muajve të fundit Kina e ka rritur aktivitetin e saj ajror duke pretenduar se janë vetëm stërvitje luftarake. Mirëpo të tilla lëvizje kanë rritur tensionet në rajon mes dy vendeve.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit