Bota

Kina akuzohet për sulme kibernetike në Microsoft

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar akuzuan Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti.

Sulmi kishte në shënjestër serverët e kompanisë amerikane, Microsoft Exchange, dhe preku qindra-mijëra serverë në të gjithë botën.

BE-ja ishte e para që lëshoi deklaratën, duke thënë se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se akterë kinezë, të mbështetur nga shteti, ishin përgjegjës.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Sulmi në Microsoft Exchange nga grupet kineze “të mbështetura nga shteti” ishte “një model i pamatur, por i njohur i sjelljes”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Bashkimi Evropian tha se Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit është përgjegjëse edhe për aktivitete të tjera spiunazhi.

“Ne kemi zbuluar aktivitete qëllimkëqija kibernetike, me efekte të mëdha, të cilat kanë në shënjestër institucionet qeveritare dhe organizatat politike në BE dhe në vendet anëtare, si dhe në industritë kryesore evropiane”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Microsoft ka njoftuar për sulmin e madh kibernetik në fillim të marsit.

Firma e teknologjisë ka thënë qysh atëherë se beson se një sulmues i sponsorizuar nga shteti kinez, i quajtur Hafnium, qëndron prapa sulmit.

Pekini e ka mohuar çdo përfshirje.

Shumë biznese dhe qeveri në botë përdorin serverët e kompanisë amerikane Microsoft Exchange për postën e tyre elektronike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *