Bota

Kievi: Rusët kanë marrë dhjetëra qytete të vogla në Donbass

Forcat ruse kanë marrë dhjetëra qytete të vogla në Donbass, ku luftimet intensive vazhdojnë në rajonet Donetsk dhe Lugansk. 

Kështu deklaroi Kievi, duke kundërshtuar vëzhgimet e inteligjencës britanike, sipas të cilave rusët nuk kanë bërë përparim thelbësor në Ukrainë në 24 orët e fundit.

“Megjithë aktivitetin e shtuar, forcat ruse nuk kanë bërë përparime në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre’ shkroi Inteligjenca e ministrisë britanike të mbrotjes në përditësimin e saj të fundit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Gjithashtu ajo shtoi se forcat ajrore dhe detare të Rusisë nuk kanë vendosur kontrollin në asnjë fushë për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës, duke zvogëluar aftësinë e tyre për të bërë përparim të dukshëm.

Dhe “megjithë pushtimin e deklaruar të Mariupolit [në Ukrainën juglindore], luftimet e rënda vazhdojnë të zhvillohen duke frustruar përpjekjet ruse për të pushtuar qytetin”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Kjo po “ngadalëson përparimin e tyre të dëshiruar [të Rusisë]” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *