Kievi provokon Rusinë: Ka humbur statusin e ushtrisë së dytë në botë
Ushtria ruse ka pësuar dëme të mëdha gjatë ofensivës në Ukrainë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar javë pas jave autoritetet ukrainase të cilat përditësojnë bilancin e fataliteteve dhe humbjeve në logjistikë.
Ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes në Kiev ka shkuar dhe më tej, duke provokuar në një farë mënyre rivalët, me deklaratën e saj se tashmë ushtria e Moskës ka humbur dhe statusin e forcës ushtarake të dytë në botë.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ministri Oleksii Reznikov u shpreh se Rusia ka shumë risurse dhe armë në depo, por ato janë tashmë shumë të vjetra.
“Ata po sjellin në Ukrainë tanke T-62. Ndërkohë që personat e angazhuar me qëllime ushtarake janë 135 mijë, një pjesë e konsiderueshme prej të cilëve mercenarë”, tha Reznikov.
Rruga Press