Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak
Sipas Kievit, rusët kanë humbur 1,030 ushtarë tjerë në ditët e fundit, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të ushtarëve rusë të vrarë apo plagosur në këtë luftë në 439,190.
Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Aty është theksuar se rusët kanë humbur shumë edhe makineri luftarake në betejat e ashpra që po zhvillohen në pjesë të ndryshme të Ukrainës.
Numri i përgjithshëm mi makinerisë luftarake dhe personelit ushtarak rusë të vrarë apo plagosur janë si në vijim:
439,190 (+1,030) personel ushtarak;
6,904 (+11) tanke;
13,216 (+9) autoblinda;
10,931 (+27) sisteme artilerike;
1,019 (+0) lansues raketash;
728 (+1) sistem të mbrojtjes ajrore;
347 (+0) aeroplanë;
325 (+0) helikopterë;
8,578 (+25) dronë;
2,015 (+1) raketa;
26 (+0) anije dhe luftanije;
1 (+0) nëndetëse;
14,539 (+41) automjete dhe autocisterna.
Rruga Press