Bota

Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka thënë se është në dorë të Ukrainës që të vendosë se si t’i përdorë armët britanike.

Gjatë një takimi të premten me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev, Cameron ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë t’i sulmojë caqet në territorin rus, raporton BBC.

“Ashtu sikur Rusia është duke sulmuar brenda Ukrainës, mund ta kuptoni se përse Ukraina e ndjen nevojën që të sigurohet se është duke e mbrojtur veten”, është shprehur Cameron.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rusia ka reaguar lidhur me deklaratën e tij, duke e quajtur atë “një deklaratë tjetër shumë të rrezikshme”.

“Ky është një eskalim i drejtpërdrejtë i tensionit rreth konfliktit në Ukrainë, që potencialisht mund të paraqesë kërcënim për sigurinë e Evropës”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

SHBA-ja në anën tjetër ka kërkuar nga Ukraina që t’i ndalë sulmet në rafineritë e naftës në Rusi, duke shprehur frikën se kjo mund të provokojë eskalim të konfliktit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Peskovi po ashtu ka përmendur deklaratën e një dite më parë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për “The Economist” se ai qëndron prapa asaj që ka thënë, se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë. 

Sipas Peskovit, deklarata e Macronit është një “trend shumë i rrezikshëm”

Forcat ruse kanë marrë disa fshatra në lindje të Ukrainës gjatë përparimeve të ditëve të fundit, duke përfituar nga mungesa e fuqisë ushtarake të Ukrainës.

YouTube player