Ukraina eleminon oficeren tradhtare me raketë enkas për të, Kremlini e shpall heroinë të Rusisë
Ishte një nga personazhet më të urryera nga opinioni publik ukrainas, por para pak ditësh oficerja e lartë e Kremlinit ka rënë pre e një sulmi raketor të drejtuar enkas ndaj saj, teksa po drejtonte automjetin privat në Horloska, qytet i Donjetskut që prej vitit 2014 është në dorë të forcave pro-ruse.
Olga Kachura deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, me gradën toger kolonel. Por pas ngjarjeve që çuan në aneksimin de facto të Rusisë ndaj Krimesë dhe sulmin e forcave pro-se në Donbas, ajo zgjodhi krahun e Kremlinit.
Jo vetëm, por sipas burimeve ukrainase Kachura, e cila po drejtonte një divizion të artilerisë raketore, ishte ndër më gjakataret dhe është akuzuar disa herë se ka goditur objektiva civile. Në Kiev Kachura cilësohej si tradhtare dhe ishte dënuar me 12 vjet burg.
Pas lajmit të vdekjes, presidenti rus Vladimir Putin dekretoi dhënien e titullit “Heroinë e Rusisë” për Kachuran, me motivacion “Guximin dhe heroizmin e treguar gjatë detyrës”.
Rruga Press