Kievi do të shpallë orën policore
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar sërish se të shtunën në kryeqytet do të ketë orë policore.
Sipas tij, ora policore do të nisë nga ora 20:00 e së shtunës, sipas kohës lokale.
Banorët do të udhëzohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në ora 07:00 të mëngjesit të së hënës.
Kievi është një nga caqet kryesore të Rusisë, mirëpo deri tani forcat ruse nuk kanë arritur të depërtojnë në kryeqytet, për shkak të rezistencës së madhe të forcave ukrainase.
Rruga Press