KryesoreLajme

KFOR patrullon në urën e Ibrit në Mitrovicë (VIDEO)

Misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga ura e lumit Ibër në Mitrovicë për të treguar se në atë zonë janë duke patrulluar.

Përmes një video – postimi në platformën X, KFOR shkruan njësiti K9 janë ekipe speciale me qen të trajnuar, të cilët mund të detektojnë eksplozivët sipërfaqësore dhe nëntokësore.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova ka luajtur rol konstruktiv në të gjitha iniciativat rajonale për bashkëpunim në fushën e energjisë

“Njësitë K9 janë ekipe speciale me qen shumë të trajnuar. Ata rregullisht kryejnë inspektime për të mbajtur sigurinë dhe qetësinë. Ata mund të detektojnë eksplozivët si ato sipërfaqësore si ato nëntokësore. Kur një qen zbulon një eksploziv ai ulet dhe sinjalizon stërvitësin e tij. Lidhja mes qenit dhe pronarit të tij është esenciale për suksesin e ekipit”, thuhet në postim. 

Lexo më shumë  Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë në rajon

Rruga Press

YouTube player